Kryetari Thaçi ka dekoruar dëshmorin e kombit, Ibrahim Fejzullahu me urdhërin Hero i Kosovës për trimëri dhe sakrificë në përballje të pabarabart në luftën e armatosurë të UÇPMB-së para 20 vitesh ku dhe ra heroikisht Ibrahim Fejzullahu në Gosponicë të Preshevës. Familja Fejzullahu në mesin e bashkëveprimtarëve të shumtë pranoi urdhërin Hero i Kosovës për trimëri dhe sakrificë, për lirinë e Kosovës titull ky i ndarë nga kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Bashkëverimtarët tanë të asaj kohe, Shaqir Shaqiri dhe Halil Selimi kanë evokuar kujtime të para 20 vitesh dhe kanë folur për kontributin e dëshmorit Ibrahim Fejzullahu. Vajza e dëshmorit, Naxhije Fejzullahu ka falemderuar kryetarin e Kosovës i cili ka dekoruar babain e saj hero të Kosovës. Në deklaratën për media ajo ka potencuar se shpresojmë që në të ardhmen tokat shqiptare të jenë të bashkuara siç deshën dëshmorët e rënë. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin familjarë, bashkëveprimtarë të dëshmorit Ibrahim Fejzullahu dhe personalitete që kanë kontribuar për çështjen kombëtare në Kosoven Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …