Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim që eprori i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Milaim Mehdi Beha, të nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit, me urdhrin “Hero i Kosovës”, në shenjë nderimi për veprën e tij kushtuar lirisë. Titulli iu nda nga Bislim Zyrapi këshilltar politik i kryetarit Thaçi. Me rastin e pranimit të titullit të pranishëm ishin familjarët e dëshmorit Milaim Beha dhe mjeku i luftës në Brigadën 121 Ismet Jashari Kumanova, Jakup Ismajli. Në emër të familjes e ka falëderuar Presidencën, babai i dëshmorit, Mehdi Beha.
