Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës e ka formuar komisionin që do të themelojë fondin sovran

Dështimin e Qeverisë Kurti në investimet kapitale e ka paraqitur Auditori i Përgjithshëm në raportin për vitin 2021

Auditori i Përgjithshëm në raportin vjetor për vitin 2021,  ka konstatuar  se Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar thuajse ka dështuar totalisht në investimet kapitale. Paratë e parapara për investime në infrastrukturë, rehabilitim të rrugëve, rimëkëmbje ekonomike, shëndetësi, ujë dhe mbeturina, kanë mbetur të pashpenzuara. Ministrat e Kurtit nuk kanë arritur t’i fusin në punë as miliona euro të tjera që janë marrë si huamarrje. Shumë rrugë, shkolla, çerdhe, institucione të tjera shëndetësore, kulturore e sportive, kanë mundur t’i gëzojnë qytetarët e Kosovës nga viti i kaluar e deri më tani. Mirëpo, realizimi i tyre ka mbetur vetëm në letër. Ashtu siç kanë mbetur të paprekura edhe miliona euro të ndara për këto projekte. Dështimin e Qeverisë së Albin Kurtit në investimet kapitale e ka paraqitur edhe Auditori i Përgjithshëm në raportin vjetor për vitin 2021, shkruan Demokracia.com.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …