Në mungesë të partive më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të enjten ka dështuar një tjetër takim i partive politike parlamentare, të cilin e kishte thirrur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të arritur unitet rreth platformës për dialogun me Serbinë. Pavarësisht mungesës së partive më të mëdha opozitare, pjesë e takimit kanë qenë përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate dhe Alternativës. Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se rezoluta për dialogun, e cila është propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës, është e hapur për të përfshirë gjithçka që mund të përforcojë qëndrimin e Kosovës në ballafaqimin me Serbinë, në kuadër të dialogut. Ai edhe një herë ka ftuar LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të marrin pjesë në krijimin e një qëndrimi unik të vendit për qasje në dialog.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …