leoni

Dështon Komisioni Hetimor për Ministrinë e Jashtme për shkak të përplasjeve verbale të deputetëve të pozitës e të opozitës

Ka dështuar votimi i hartimit të listës së dëshmitarëve për intervistim, në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për shkak të përplasjeve verbale të deputetëve të pozitës dhe të opozitës Kryetarja e këtij komisioni nga radhët e AAK-së Time Kadrija dhe nënkryetarja Ariana Musliu-Shoshi nga PDK e kanë braktisur mbledhjenpër shkak se nuk ka gatishmëri për konsensus. Time Kadrijaj kërkoi nga anëtarët që lista e dëshmitarëve nga pozita të jetë në fillim, më pas të përfshihet lista e opozitës dhe në fund të mbesin ministrat. Porse, deputetët e partisë në pushtet, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Fitore Pacolli dhe Haxhi Avdyli  e kundërshtuan këtë, duke thënë se Time Kadrijaj po e shkel rregulloren dhe nuk do të ketë kompromis.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …