Sot në Kuvendin e Kosovës, për të gjashtën herë radhazi ka dështuar edhe Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ashtu sikur edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Pro këtij projektligji kanë votuar vetëm 58 deputetë. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim. As kësaj radhe nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka konstatuar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci. Lufta e egër politike e tri partive më të mëdha të vendit, LDK-PDK dhe Vetëvendosjes, tregon mungesë totale të përgjegjësisë dhe zbulon para popullit hipokrizinë e tyre, meqë ata nuk ruajnë interesin e qytetarëve, nga të cilët kërkojnë vota, por vetëm interesin e tyre politik, duke penguar e shantazhuar njëri tjetrin. Zvarritja e mos-miratimit Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, në kohën e krizës ku e ka futur vendin pandemia, është jo vetëm papërgjegjësi por atak i llojit të veçantë kundër qytetarëve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …