Plani i veprimit për Marrëveshjen e telekomunikacionit
vlerësohet si i dështuar, njoftojnë mediet. Gjatë bisedimeve në Bruksel, ekipet
nga Prishtina dhe Beogradi ishin pajtuar që me 15 nëntor, Austria të aplikonte
në Organizatën Ndërkombëtare për Telekomunikacion (ITU), për kodin 383 që duhej
t’i takonte Kosovës. Sidoqoftë, ky aplikim nuk është bërë pasi që Serbia e ka
penguar përmes regjistirmit të kompanisë së saj telefonike në Kosovë. Tanimë, Organizata
ndërkombëtare për telekomunikacion nuk pranon të komunikojë me autoritetet e
Kosovës, madje edhe data 15 janar 2016 është shtyrë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …