Petrit Ajeti

Dështon raportimi i drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti para Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës, nga përplasja e deputetëve

Raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti para Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës, ka dështuar pas përplasjeve dhe mospajtimeve në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës.  Derisa kjo mbledhje e jashtëzakonshme ishte ftuar nga deputetët e opozitës, ishin deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje që këtë mbledhje  e konsideruan të ftuar kundër rregullave. Pas debateve që zhvilluan e derisa kërkesa e nënkryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Sali Zyba ishte që fillimisht të kishte sqarime për temat që ishte ftuar kjo mbledhje, deputetët e mazhorancës e lëshuan mbledhjen e Komisionit, ndërsa me një dakordim me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti deputetët opozitarë vazhduan bashkëbisedimin për temat e ftuara. Para anëtarëve të këtij komisioni, drejtori i AKI-së Petrit Ajeti ishte ftuar të raportonte lidhur me dyshimet për përndjekje të gazetarëve dhe mesazhet e Dejona Mihalit që tashmë kanë qarkulluar në publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …