Ka
dështuar seanca e sotme për 27 aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët sipas
aktakuzës, ngarkohen për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009. Pavarësisht
se kishte pasur urdhër-arreste nga Gjykata, Policia nuk arriti t’i sjellë të
gjithë të akuzuarit. I pranishëm në seancë ishte vetëm Rron Gjinovci si dhe
Glauk Konjufca, i cili u soll në Gjykatë nga Policia. Në orët e hershme të mëngjesit,
Policia ka kërkuar edhe Xhelal Sveçlen në shtëpinë e tij si dhe në zyrën e tij
në Komunën e Prishtinës, por nuk ka arritur ta gjejë. Në mesin e të akuzuarve janë:
Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj,
Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim
Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi,
Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri dhe Skender
Blakaj.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …