Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot në orën 10:00 ka dështuar. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Në këtë mbledhje në rend dite ka qenë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme. Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se opozita në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat e Kuvendit nuk po dëshirojnë t’i kryejnë detyrat e tyre. “Ata janë të obliguar që t’i kryejnë detyrat e veta. Përfaqësues të LDK-së lëshuan mbledhjen dhe pati pamundësi të kuorumit”, ka thënë Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …