leoni

Dha dorëheqje kryetari i degës së Nismë për Kosovën, në Drenas, Izet Ibrahimi

Dha dorëheqje kryetari i degës së Nismë për Kosovën, në Drenas, Izet Ibrahimi

Në mbledhjen e jashtëzakonshëm të mbajtur me më 27 prill 2016 nga Këshilli Iniciues dhe Kryesia e Iniciativës Qytetare për Drenasin, e cila me vonë i’u bashkua Nismës për Kosovën, pas një debati të gjerë rreth zhvillimeve të fundit në këtë subjekt dhe kundërshtimin që i ka bëre Kryetari dhe Kryesia vendimit të organeve qendrore për koalicion të njëanshëm me AAK-në, ky Këshill aprovoi dorëheqjen e Kryetarit të NISMA për Kosovën,  dega në Drenas z.Izet Ibrahimi. Së bashku me dorëheqjen e Kryetarit Ibrahimi, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe anëtarët e këshillit Iniciues (lexo: Kryesia e NISMA për Kosovën – Drenas), të cilët nga sot pushojnë aktivitetin e tyre në NISMA Për Kosovën.

Me gjithë qëllimet fisnike për mbështetjen e Iniciativës NISMA për Kosovën që nga themelimi, dhe parandalimin e se keqes dhe hapjes së mundësive për ndryshimeve pozitive në vend, luhatjet e fundit nga krerët e këtij subjekti, veçmas vendimet e njëanshme që po pengojnë projektin tonë politik nën sloganin “NE MBAJMË FJALËN”, e kanë humbur kuptimin dhe nuk është në nje vijë më premtimet elektorale dhe votën të cilën kemi marre për të qenë parti parlamentare. Angazhimi jonë i vazhdueshme në përfaqësimin e denjët të ofrimit të demokracisë dhe alternativës së re politike në Kosovë është shkelur nga organet qendrore të NISMA për Kosovën, dhe kësisoj angazhimi jonë i mëtejmë shkel obligimet dhe qëndrimet tona ndaj anëtareve dhe aktivisteve që tash e tri vite jemi bërë pjesë e ndryshimit. Ne asnjëherë nuk do bëhemi pjesë e pazareve politike sepse nuk është as në karakterin tonë, por as në premtimin tonë për qytetaret e Drenasit, dhe njëkohësisht NE do vazhdojmë që edhe pas kësaj të kundërshtojmë fuqishëm këtë qeverisje që rrënoj lirinë, demokracinë, sovranitetin, mirëqenien dhe shpresën e qytetarit për një ditë me të mirë. Prandaj duke e konsideruar koalicionin AAK/NISMA si shembje e shpresës se qytetareve për një opozitë të bashkuar e cila do ta ndryshonte qeverisjen në vend, dhe njëkohësisht duke e konsideruar se veprimet pa debat të gjerë me degët dhe nëndegët, dhe nga vendimet e nga dy apo tre persona janë të ngutshme dhe i shërbejnë këtij pushteti, NE nuk dëshirojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pazareve. Duke falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat rinore, anëtarët e kryesisë dhe këshillit, dhe gjithë qytetaret e Drenasit në angazhimin e tyre për ndryshim dhe në besimin që i kanë dhëne kryetarit z.Izet Ibrahimit dhe strukturës se iniciativës Qytetare për Drenasin ( me vonë NISMA për Kosovën) , ne ju njoftojmë së nga sot pushon aktiviteti në këtë degë dhe shpallët e shpërberë.

Me respekt Këshilli Iniciues!

Drenas 27.04.2015

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …