BE dhe MTI ndihmojnë bizneset në Mitrovicë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe Christof Stock, Shef i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë vizituar dy biznese të komunës së Mitrovicës, përfituese të grandeve që i ka ndarë BE-ja, përmes MTI-së dhe implementimit të IOM-it.

Në ndërmarrjen  “Gratis Comerce”,  Stock tha se ndërmarrja e lartpërmendur nuk është e vetmja që ka fituar nga grandi i BE-së për zhvillimin e bizneseve në Kosovë. Ai tha se grandi i është ndarë “Graniti Comerce”, jo vetëm pse po i rritë kapacitetet prodhuese, por edhe për faktin se ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambientit.

“Riciklimi i gomave  është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e ambientit. Mbështetja për ndërmarrjet në zhvillim e sipër është me rëndësi pasi që ndihmon zhvillimin e tyre. Unë ndërmarrjes i dëshiroj suksese në të ardhmen”, tha ndër të tjera Stock.

Ministrja Hykmete Bajrami  falënderoi BE-në dhe z. Stock për mbështetjen që po i japin   zhvillimit të Kosovës. Ajo tha se pa ndihmën e tyre nuk do të ishte e mundshme që të kemi edhe këtë zhvillim që tani e kemi të ndërmarrjeve prodhuese.

“Projektet e këtilla janë në harmoni me strategjinë e MTI-së për zhvillimin e bizneseve, që ka për qëllim rritjen e prodhimit dhe shtimin e eksportit. Pronarit i uroj suksese dhe punë të mbarë”, tha ministrja Bajrami.

Pronari i Ndërmarrjes “Graniti Comerce”, Besim Mehmeti, falënderoj shefin e Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë për ndihmën e ofruar dhe ministren bajrami për përkrahje. Ai tha se me këtë donacion do të shtoj gamën e prodhimeve dhe numrin e punëtorëve.

Donacioni i dhuruar nga BE-ja në shumë prej 181.000 euro dhe shuma tjetër prej 213.000 euro, që ka investuar vet pronari, do të mundësojnë riciklimin e gomave të përdoruar dhe prodhimin e produkteve që janë shumë të kërkuara në tregun evropian, përderisa të krijohen mundësitë për finalizimin e tyre këtu.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe Christof Stock, Shef i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, kamë vizituar edhe ndërmarrjen “Lami Project”, po ashtu në Mitrovicë, që është ndihmuar nga i njëjti grand i BE-së. Ndërmarrja prodhon elemente të ndryshme nga metali të nevojshme në fushën e ndërtimtarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …