Thaçi

Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar  se institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin presionin  mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve, meqë  Kosova duhet të mbyllë këtë kapitull të luftës në mënyrë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Kosova  ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Tani kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre. Institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …