Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve janë regjistruar dhjetëra aksidente. Ajo njofton gjithashtu se me qëllim të ndërmarrjes së masave parandaluese, janë shqiptuar 1 mijë e 270 gjoba për mos respektim të rregullave të komunikacionit vetëm gjatë ditës së premte. Por pavarësisht gjobave të shumta, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 36 aksidente të cilat fatmirësisht kanë përfunduar pa pasoja fatale. Në 13 prej tyre ka pasur të lënduar ndërsa në 23 nuk është lënduar asnjë person. Nga raporti për 24 orët e fundit mësohet gjithashtu se janë arrestuar 26 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe shtatë në vuajte të dënimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …