Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur të hënën në rrugën kryesore që çon në veri të Gazës, pasi Hamasi është pajtuar që t’i dorëzojë tri pengje izraelite këtë javë, dhe pasi forcat ushtarake izraelite kanë nisur të tërhiqen prej korridorit kryesor të enklavës. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Një turmë e madhe njerëzish, disa duke mbajtur foshnje apo gjësende të domosdoshme nëpër duar, janë nisur në këmbë drejt veriut të Gazës. Dëshmitarët kanë thënë se banorët e parë kanë mbërritur në qytetin e Gazës herët në mëngjes. Më vonë janë hapur edhe tri pikëkalime tjera, duke mundësuar edhe qarkullimin e makinave.
Kontrolloni gjithashtu
SafeJournalists dënon gjuhën kërcënuese të Sami Kurteshit ndaj organizatave të gazetarëve
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar ashpër deklaratat kërcënuese dhe denigruese të Sami Kurteshit, anëtar i Vetëvendosjes …