Dhjetëra mijëra qytetar të Kosovës janë nisur këtë fundjavën për në bregdetin e Shqipërisë

Dhjetëra mijëra qytetar të Kosovës janë nisur këtë fundjavën për në bregdetin e Shqipërisë. Nga të dhënat doganore, mësohet se janë mijëra automjete që kanë hyrë nga Kosova për në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të policisë kufitare të Kukësit flasin për mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës, që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Vërmicës me të paktën mbi 10 mijë automjete të vogla dhe autobusë. Mediet në Shqipëri njoftojnë se numri jashtëzakonisht i madh i banorpve të Kosovës që janë nisur për të kaluar fundjavën në brigjet e detit Jonë dhe Adriatik, ka bërë që Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës, të ndërmarr masa duke shtuar sportele dhe punonjës për të përballuar fluksin e shtuar dhe është bashkëpunuar edhe me Policinë e Kosovës dhe deri më tani sipas policisë kufitare nuk ka pasur probleme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …