Ndonëse po bëhen përgatitje për nisjen e bisedimeve për arritjen e një armëpushimi, dhjetëra palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Rripit të Gazës. Mediet ndërkombëtare njoftojnë se Izraeli kreu sulme ajrore derisa përgatitjet për bisedimet e nivelit të lartë për armëpushim vazhduan të shtunën në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro. Radio Evropa e Lirë njofton se në mesin e të vrarëve janë 11 anëtarë të një familjeje, përfshirë dy fëmijë. Ata humbën jetën kur një sulm ajror izraelit e goditi shtëpinë e tyre në qytetin Han Junis mëngjesin e së shtunës, sipas Spitalit Nasser, ku u dërguan trupat e tyre dhe të plagosurit. Në këtë spital u dërguan trupat e 33 njerëzve të vrarë nga tri sulme të ndara ajrore brenda dhe përreth Han Junisit, njofton më tutje Radio Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …