Dhjetëra protestues kanë vazhduar të protestojnë edhe sot nga ora 6:30 para hyrjes së minierës Trepça në Stantërg, në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje. Ata paralajmëruan veprime radikale dhe eskalim të situatës nga java e ardhshme, në rast se institucionet përkatëse nuk merren më seriozisht me problemin e tyre. Arsim Musa, nga këshilli organizativ protestues, ka apeluar te Qeveria e Kosovës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si dhe ndërmarrja Trepça, t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre, në të kundërtën paralajmëroi protesta të dhunshme dhe eskalim të situatës. Protestuesit të cilët kanë hyrë në ditën e pestë të protestës së tyre, janë duke kërkuar dorëheqjen e menaxhmentit, shkarkimin e bordit, si dhe anulimin e konkursit.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …