Ndonëse me maska, por pa distancë fizike ashtu siç rekomandojnë institucionet shëndetësore, dhjetëra qytetarë sërish janë mbledhur para Agjencisë për Regjistrimin Civil. Në disa fotografi shihen qytetarët të cilën mëngjesin e sotëm po presin që të marrin shërbimet e tyre. Tollovi të këtij lloji para Qendrës për Regjistrim Civil, po bëhet vazhdimisht. Edhe ditë më parë ka raportuar për numrin e madh të qytetarëve që po mblidhen aty e për çka Policia e Kosovës është detyruar të bëjë shpërndarjen e tyre. Ndonëse çdo grumbullim i njerëzve dhe pa distancë fizike rrezikon shpërndarjen e virusit COVID-19, nga çka prej 13 mars e deri më sot, 9 mijë e 49 qytetarë janë infektuar me këtë virus ndërsa, 256 të tjerë kanë vdekur si shkak i tij.
