BASHKËPUNIMI I ARDHSHËM NË MES TË AKK-së DHE LANDIT STEIERMARK NË AUSTRI

Dhjetëra specialistë të mjekësisë ka vite që presin shpalljen e konkursit publik për punësim nga SHSKUK-u

Dhjetëra specialistë që kanë përfunduar studimet në fusha të ndryshme të mjekësisë ka vite që presin shpalljen e konkursit publik për punësim nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Ata u janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe ShSKUK-së me një kërkesë, në të cilën u bëjnë thirrje që t’i hapin rrugën punësimit të tyre në institucionet shtetërore në mënyrë që të shmangen protestat. “Besojmë se jeni të vetëdijshëm se sa mund dhe sakrificë nevojitet për t’i përfunduar studimet specialistike, ku përpos gjashtë vjetëve studime bazike në Fakultetin e Mjekësisë, nevojiten edhe katër deri në gjashtë vjet të tjerë për ta përfunduar shkollimin specialistik. Pas gjithë këtij shkollimi superior mund edhe ta imagjinoni se çfarë ndjenje është qëndrimi në shtëpi dhe pritja për një kohë të gjatë e shpalljes së konkursit publik”, thuhet në kërkesën e bërë nga përfaqësuesit e grupit të specialistëve të papunë. Sipas specialistëve të papunë, për ta përfunduar shkollimin specialistik janë shpenzuar edhe mjete të konsiderueshme financiare me qëllim që pas përfundimit të studimeve të vazhdohet kontributi profesional në sektorin e shëndetësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …