Dhjetëra të vdekur e të plagosur nga një shpërthim i zjarrit afër qytetit Chittagong në Bangladesh. BBC njofton se ekipet e shpërthimet kanë njoftuar se deri më tani, nga ky aksident janë evidentuar 40 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë me lëndime të rënda e të lehta. AFP njofton se disa nga të lënduarit, kanë plagë aq të rënda sa janë në gjendje kritike. Ndërkohë, spitalet po bëjnë thirrje për dhurim vullnetar të gjakut dhe njoftojnë se janë të mbingarkuara nga numri tejet i madh i pacintëve nga ky aksident. Ende nuk dihet se kush shkaktoi këtë zjarr që mori jetën e dhjetëra njerëzve por mendohet se ai është shkaktuar nga një kontinjerë në të cilin ka pasur lëndë kimike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …