Izraeli ka vazhduar me sulmet e armatosura në Rripin e Gazës ku gjatë një sulmi ajror në një xhami janë vrarë dhjetëra civil. Zyrtarët palestinezë kanë thënë se Izraeli ka intensifikuar bombardimet në veri të Gazës dhe në jug të Bejrutit në Liban. Sulmi në Gazë mëngjesin e 6 tetorit goditi një xhami ku po strehoheshin personat e zhvendosur. Xhamia gjendet afër spitalit kryesor në Deir al-Balah. Izraeli tha se ka shënjestruar një qendër komande dhe kontrolli të Hamasit, por nuk dha dëshmi për këtë pretendim njofton Radio Evropa e Lirë. Teksa lufta po vazhdon në Gazë, gjatë natës Izraeli ka kryer sulme ajrore që kanë shkaktuar shpërthime të mëdha në Bejrut të Libanit. Izraeli tha se ka goditur caqe të Hezbollahut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …