Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me seli në Hagë, ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që kërkesa për shqyrtim të kushtetutshmërisë, me rastin e procedurës së hetimit të Driton Lajçit, drejtuesit të Zyrës qeveritare për mbrojtje juridike të të akuzuarve potencialë nga Dhomat e Specializuara, të klasifikohet nga dokument publik në dokument të besueshëm. Prokurori i “specializuar” Jack Smith, konsideron që publikimi i informatave nga ajo kërkesë mund të ndikojë në integritetin dhe besueshmërinë e hetimit. Kundër riklasifikimit nga një dokument publik në dokument të besueshëm, ka qenë vetë Lajçi. Hetimi po bëhet, krejtësisht me paragjykime për shkak sikur thuhet “të pengimit të mundshëm të drejtësisë”, përfshirë edhe pretendimin për shkelje të neneve të Kodit Penal të Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me pengimin e provave ose procedurave zyrtare, si dhe të frikësimit gjatë zhvillimit të procedurës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …