Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një shkrese kërkoi nga Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, që të punohet dhe pranohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektonike të pagesave, në mënyrë që të njejtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, i cili dukshëm do të lehtësonte shkëmbimin e transkasioneve të operatorëve ekonomik me vendet e tjera.
Dhoma e Tregtisë tash e sa kohë është duke kërkuar nga BQK dhe Institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit.
Dhoma e Tregtisë ka pranuar shqetësime nga bizneset të cilat eksportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes ecommerce, e të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal. Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial, çështje kjo e ngritur edhe në takimet me Kryeministrin dhe Ministrin Murati.
Sipas Dhomës së Tregtisë trajtimi me prioritet i kësaj të fundit do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare.
Disa ndër kërkesat për të cilat Dhoma e Tregtisë ka adresuar ndër vite tek BQK përfshijnë si në vijim:
Të largohet kamata prej nga bankat komerciale për kthimin e parave të imëta;
Të zvogëlohet tarifa nga 1 – 3 % në 0.025 % e shumës së paguar nga qytetarët në biznese nëpërmjet pagesave me pos;
Vështirësitë që po i hasin bizneset me pagesa ndërkombëtare, përkatësisht licensimin e sistemeve elektronike të pagesave, si paypal, cyber source, amazon etj.
Të ofrohen kredi për bizneset, me grejs-periudhë deri në 2 vjet dhe me afat pagese deri në 10 vjet, me garanci të shtetit. Kreditë të jenë pa interes me grant prej 30% për ndërmarrjet mikro dhe të vogla përmes Fondit për Garanci Kreditore.