Dhomat e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale kanë marrë një vendim ndaj apeleve të parashtruara nga Prokuroria dhe katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër vendimit të gjyqtarit paraprak në lidhje me juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Në vendimin e tij, Gjykatësi i Procedurës Paraprake kishte rrëzuar shumicën e mocioneve të Mbrojtjes, por kishte miratuar pjesërisht mocionin e Veselit dhe rrjedhimisht kishte urdhëruar Zyrën e Prokurorisë të paraqesë një aktakuzë të ndryshuar ku të përjashtojë përgjegjësinë penale për krimet me synim konkret. Në vendimin e sotëm, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi të pesë apelet, me përjashtim të pikës 1 të apelit të Prokurorisë, në lidhje me të cilën Paneli konstatoi “se zbatueshmëria e NPK-së si formë e përgjegjësisë penale për krime me synim konkret, para Gjykatës Special nuk mund të cilësohet si çështje juridiksionale” sipas rregullës 97, dhe se kjo çështje mund të parashtrohet gjatë gjykimit. Vendimi i mëhershëm i gjyqtarit paraprak ishte marrë më 22 korrik 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …