Dhomat e Apelit të Gjykatës Speciale u kanë refuzuar statusin e viktimave 20 dëshmitarëve të pretenduar si viktima të UÇK-së

Dhomat e Apelit të Gjykatës Speciale u kanë refuzuar statusin e viktimave 20 dëshmitarëve të pretenduar si viktima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi tani e tutje do të kenë 20  të ashtuquajtura viktima më pak, nga mesi i atyre që kanë  aplikuar si viktima të UÇK-së. Ata kanë triumfuar në një rast ku Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, është ankuar në Dhomat e Apelit për 20 persona të cilëve më herët u ishte refuzuar statusi i viktimës. Këta 20 persona të panjohur  ishin refuzuar  nga gjyqtari i procedurës paraprake më 12 dhjetor të vitit të kaluar për të qenë viktima pjesëmarrëse në procedurë. Atyre, tani e tutje iu ka refuzuar ky status edhe nga instanca e Apelit  e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …