Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës e ka pritë me shqetësimin paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës 15 për qind. “Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje te prodhuesit vendës. Rritja e serishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme te bizneset. Një ngritje e tillë e çmimit, e bën sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve” thuhet mes tjerash në reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.
