Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

DhTIK i bën thirrje ZRRE-së që të shtyjë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, e ka pritur me shqetësim të madh, vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e cila në heshtje dhe pa asnjë konsultim paraprak, ka vazhduar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

DhTIK i është drejtuar me një kërkesë, kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, z. Ymer Fejzullahut, duke i kërkuar që të shtyjë për të paktën një vit këtë vendim sepse si i tillë, do të ndikoj negativisht në prodhim, eksport, punësim dhe zhvillim ekonomik.

Ne kemi pranuar telefonata dhe kërkesa me shkrim nga kompanitë tona anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh me këtë hap, andaj vlerësojmë se nuk është momenti i duhur që të ndodh një proces i tillë tani.

Hyrja në treg të lirë do të shkaktoj rritje të paparashikueshme të kostove të energjisë dhe do të sjellë sfida serioze për bizneset.

Aktualisht ZRRE ofron vetëm listën e furnizuesve të licencuar, por nuk ofron një platformë ku do të mund të krahasoheshin çmimet që këta furnizues i ofrojnë.

Gjithashtu, për momentin, ZRRE lejon instalimin e paneleve solare deri në 200 kë (d.m.th. një sistem që prodhon rrymë deri në 28000 euro në vit), në vend se ky kufizim të hiqet për bizneset e mëdha.

Sfidat tjera që e përcjellin këtë sektor janë:

Paqartësitë Rregullative – Mungesa e një kornize të qartë ligjore për vetë konsum dhe tarifat e shitjes së energjisë ka penguar rritjen e investimeve.
Kapaciteti i Kufizuar i Rrjetit – Rrjeti aktual nuk është gjithmonë i aftë të integrojë kapacitetet e reja të prodhimit diellor pa investime shtesë në infrastrukturë.
Mungesa e Stimulimeve të Qëndrueshme – Politikat e subvencionimit nuk janë afatgjata dhe ndryshojnë shpesh, duke krijuar pasiguri për investitorët.
Procedurat Burokratike – Procesi për marrjen e lejeve dhe licencave mbetet i ndërlikuar dhe i ngadaltë.

Gjithashtu, ne kemi pranuar numër të madh thirrjesh telefonike dhe e-maila nga bizneset, të cilat kanë shqetësime se kërkesa e KESCO-s për informacione specifike, po e shkelë ligjet, duke i ofruar kësaj kompanie private të dhëna financiare.

DhTIK kohë më parë, ka alarmuar se shtetet fqinje janë duke i targetuar bizneset tona, duke ju ofruar kushte shumë të favorshme për bartjen e prodhimit të tyre.

Përkundër që bizneset kanë qenë shumë të fokusuara në kontributin e tyre për të zhvilluar vendin, punësimin dhe rritjen e buxhetit të shtetit përmes taksave, vazhdimi qasjes së marrjes së vendimeve pa asnjë konsultim paraprak, rrezikon të shtyjë ato që të ikin përfundimisht nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Amir Krasniqi: Mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim kombëtar

Amir Krasniqi: Mbushen 36 vjet nga demonstratat më rezistuese për çlirim dhe bashkim kombëtar

Të na bashkojë gjaku i dëshmorëve! Amaneti i tyre Shqipëria Etnike Pikërisht para 36 vjetësh …