leoni

Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor

Stafi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj ka zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliu, ku temë diskutimi, veç tjerash, ishte dukuria e dhunës në familje dhe siguria në komunikacionin rrugorë. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe stafit të tij të parezervë, në mbështetje të aktiviteteve të përbashkëta me Policinë. Njëherit, Policia ka nisur të mbajë ligjërata në shkollat e mesme të ulëta të Ferizajt, me temë ‘’Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor’’. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes këtyre ligjëratave, synon të ngritë vetëdijen tek nxënësit e këtyre shkollave, për dukuritë negative që po e përcjellin shoqërinë tonë. Policia do të shfrytëzojë format e bashkëpunimit të ndërsjellë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, që të jenë të sigurt aty ku jetojnë dhe veprojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …