Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në Komisionin për Integrim Evropian, tha se janë në pritje të rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian. Ajo u shpreh e bindur se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e caktuar për këtë proces, por procesi varet nga shtetet anëtare të BE-së. Kur foli për vizitat e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, për të lobuar për vizat Hoxha tha se kjo është dëshmi se institucionet janë të interesuar që ky proces të përshpejtohet. “…jemi në pritje të daljes së rekomandimit nga Komisioni Evropian, është thënë se do të dal pas takimit të Këshillit që ishte të enjte dhe të premten e kaluar. Jemi optimist se do të jetë pozitiv, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Duhet të sqarojmë se të gjitha këto vizita që po bëhen nga parlamenti kryetari e deputetët dhe të tjerët janë kërkesa tona që të kërkojmë që procesi të përshpejtohet. Procesi zakonisht s’ka marrë kohë me shumë se 6 muaj. Nëse ka vullnet nga shtetet anëtare kosovarët mund të lëvizin pa viza në fund të vitit”, ka theksuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …