Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet të konfirmojë nëse këto takime kanë ndodhur. Takimet e zyrtarëve të Speciales me Presidentin e Serbisë i ka konfirmuar zyrtari i Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk e ka komentuar fare këtë veprim të Speciales, sepse ajo e di mirëfilli se nuk mund të ketë asnjë ndikim as e pyet kush. Ministra Hoxha thotë se Ministria që ajo drejton nuk ka pranuar asnjë informatë as shkresë nga askush në lidhje me takimin e tillë. Kur të pranojmë një informatë zyrtare, do të reagojmë në bazë të asaj informate, ndërkohë që nuk e merr si zyrtare informatën e njeriut, zyrtarit të lartë të Qeverisë, i cili e përfaqëson Kosovën në Beograd.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve
Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …