Dhurata Hoxha: Para pajtimit të rrëfehet e vërteta

Dhurata Hoxha: Para pajtimit të rrëfehet e vërteta

Në takimin konsultativ të ftuar nga kryetari Thaçi, për themelimin e Komisionit për të vërtetën dhe për pajtim, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se mismën e kryetarit për të themeluar komisionin për pajtimin dhe të vërtetën e shoh si vitale për zbatimin e obligimeve kushtetuese. Duke zbardhur të vërtetën dhe pajtimin për atë që ka ndodhur ne nderojmë viktimat dhe ruajmë përjetësinë e tyre. Por, po ashtu, nga ky pajtim ne ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen, theksoi Ministrja Hoxha. Parimet e drejtësisë nuk bazohen mbi standarde etnike, por ato derivojnë nga premisat normative, në epiqendër të të cilave qëndron njeriu si qenie, potencoi Ministrja Hoxha, prandaj dënimi i çdokujt që e ka cenuar këtë parim universal duhet jetë qëllim fundamental i mekanizmave juridikë në një rend juridik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …