Dhurata Hoxha priti Prokuroren dhe Hetuesen për krime Ndërkombëtare dhe Dhunë Seksuale Maxine Markus

Dhurata Hoxha priti Prokuroren dhe Hetuesen për krime Ndërkombëtare dhe Dhunë Seksuale Maxine Markus

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim informues Prokuroren dhe Hetuesen për krime Ndërkombëtare dhe Dhunë Seksuale gjatë Konfliktit në kuadër të UN WOMEN, Maxine Markus, e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës për Drejtësi dhe Përgjegjësi, Kathy Roberts. Ministrja falënderoi zonjën Markus për punën e bërë deri më tani në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, njëherësh shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve. Në takim, ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në forcimin, dhe qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. “Ristrukturimi, dhe reforma ligjore dhe institucionale, zhvillimi i kapaciteteve të akterëve relevantë, si dhe mbështetja për fuqizimin dhe mobilizimin e përkrahjes publike për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë objektivat kyçe dhe zotimet e planit të veprimit” tha ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …