leoni

Dhurata Hoxha thotë se qytetarët e Kosovës i bashkohen vizionit për fuqizimin e sundimit të ligjit

Dhurata Hoxha thotë se qytetarët e Kosovës i bashkohen vizionit për fuqizimin e sundimit të ligjit

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin elektoral në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, të cilin e cilësoi takim i mesazhit të fitores së PDK-së. Takimi në “Dardani”, përcolli mesazhin e fitores së madhe të PDK-së dhe vlerave për shtet të mundësive e gjasave të barabarta, ka shkruar znj. Hoxha në rrjetin social. Po ashtu, ajo ka cekur se qytetarët i bashkohen vizionit për fuqizimin e sundimit të ligjit. “Qytetarët i bashkohen vizionit tonë, për fuqizimin e sundimit të ligjit. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin. #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”, ka shkruar znj. Hoxha në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …