Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha priti në takim informues Udhëheqësen e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, e shoqëruar nga udhëheqësi për Mbrojtje Juridike, David Hein. Në takim, udhëheqësja e Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara, informoi Ministren Hoxha rreth procesit të krijimit të Zyrës Administrative, funksionimit, gjetjes së mënyrave më të mira të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, Dr.Donlon shprehu nevojën për bashkërendim dhe komunikim në mes Zyrës Administrative dhe Ministrisë së Drejtësisë për çështjet administrative, për të siguruar transparencë, drejtësi dhe paanshmëri gjatë procesit. Ministrja Hoxha, shprehu zotimin e Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim, komunikim dhe koordinimin me Zyrën Administrative për të siguruar që i tërë procesi do të jetë transparent dhe i paanshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …