Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj shënoi 10 vjetorin e punës, me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu së bashku me drejtorët komunal e drejtues të OVL-UÇK-së në Ferizaj, e vizituan këtë qendër për t’i uruar për përvjetorin, përgëzuar për punën, po kështu edhe për të dhuruar gjak, gjest të cilin e bëjnë vazhdueshëm e rregullisht.
Kryetari Aliu me bashkëpunëtor, gjithashtu e ka vizituar edhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt për të shprehur falënderimin për shërbimin e tyre dhe u bashkuan njëherit në festën e tyre simbolike të fundvitit, që po kurorëzohet me suksese të shumta, në mbrojtje e kujdes për shëndetin e qytetarëve.