Dialogu, të cilin Bashkimi Evropian po e ndërmjetëson prej vitit 2011 duket se përfundimisht ka hyrë në rendin e ditës së Administratës së kryetarit amerikan, Donald Trump. I emëruari amerikan për dialogun e Kosovës me Serbinë Riçard Grenell dha lajmin se ka caktuar takim mes Kosovës e Serbisë në Shtëpi të Bardhë. Grenel me kohë ka marrë konfirmimin nga Kosova dhe Serbia për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka deklaruar se mirëpresim të gjitha iniciativat në përkrahje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Përfaqësuesi Special i BE-së ka për qëllim të prezantojë datat konkrete për rikthim të shpejtë”, thuhet në përgjigjen e BE-së. Megjithatë, SHBA-ja tashmë ka caktuar datën e rikthimit në tavolinë të liderëve të Kosovës dhe atyre në Serbi.
