Dialogu politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë po vështirësohet për shkak të qëndrimeve destruktive të Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, thotë njëri nga këshilltarët e kryeministrit Mustafa për Radion Evropa e Lirë. Ai thekson se vazhdimin e dialogut e vështirëson edhe moszbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Valon Murtezaj, këshilltar për politikë të jashtme i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, tha se në vitin e ardhshëm kur mund të ketë bisedime politike me Serbinë, delegacioni i Kosovës duhet të jetë e kujdesshëm se për çka do të bisedojë.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …