Edita Tahiri

Dialogu me Serbinë i ka sjellë “shumë të mira” Kosovës ka thënë negociatorja me Beogradin, Edita Tahiri

Në një intervistë për “Epokën e Re”, kryesuesja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita  Tahiri ka mbrojtur procesin e dialogut të Brukselit, duke thënë se ai ka sjellë shumë të mira Kosovës. Zonja Tahiri mendon se procesi ka kontribuar dukshëm në realizimin e objektivave strategjike të Qeverisë për forcimin e shtetit brenda dhe jashtë vendit. Ministrja Tahiri ka folur edhe për ndërtimin e murit ilegal në veri. Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke punuar intensivisht për largimin me shumë  kujdes të këtij muri. Pavarësisht se në të gjitha bisedimet politike  dhe teknike në Bruksel, pala e Kosovës ka lëshuar pe sa herë që nuk është pajtuar Serbia, Edita Tahiri gjithnjë humbjet faktike i pa paraqitur si fitore, duke i mundësuar Serbisë realizimin e të gjitha objektivave për rikthim në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …