Diana Metushi-Krasniqi: Të arrihet marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK-ut, nxënësit e kanë vendin në shkolla

Diana Metushi-Krasniqi: Të arrihet marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK-ut, nxënësit e kanë vendin në shkolla

 Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, në Prishtinë, është mbledhur sot për të shprehur shqetësimet tona lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin shkollor 2022/2023. Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tonë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjeve po neglizhohet mirëqenia e fëmijëve tonë, respektivisht e ardhmja e Kosovës.

Përmes kësaj proteste, ne, prindërit e SHFMU ‘Naim Frashëri’, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve. E drejta e nxënësve për arsim është e drejtë e siguruar përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës.  Çdo përpjekje për ta parë apo shfrytëzuar këtë protestë si përkrahje të ndonjërës palë është e gabuar dhe tendencioze! Kërkesa jonë e vetme është – Të fillojë mësimi menjëherë!

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …