Diar Popova: Nuk besojmë që  UÇK-ja e ka vrarë babanë tonë

Diar Popova, i biri i Shefki Popovës, zyrtarit të vrarë të LDK-së ka deklaruar nuk kanë emër për të cilin dyshojnë në këtë rast, por që diçka e tillë nuk ka ardhur kurrë prej UÇK’së, transmeton Periskopi. ‘’Ne si familje kemi qenë gjithmonë të rezervuar në apostrofimin e emrave. Asnjëherë s besojmë se vrasja ka ardhë prej UCK. Ka mund të jetë prej individëve, por jo direkt prej shtabit në mënyrë të organizuur dhe zingjirit komandues. Ne dijmë anarkinë që ka ekzistu pas luftës. Asnjëherë krimin s’ia kemi bart askujt’’, tha ai në Debat Plus. Popova ka treguar rrethanat se si ka ndodhur vrasja e gazetarit Shefki Popovës. “Babai im është vrarë më 10 shtator të vitit 2000 në hyrje të banesës sonë në Vushtrri, është vrasje e njëjtë sic ka ndodh me Xhemajl Mustafa e Smajl Hajdaraj. Dikush e ka ndalë rrymën ma herët, ka qenë një grup I strukturuar,. Edhe hetuesia gjithmonë e apostrofon mënyrën e njëjtë kohën, pra në hyrje të banesave. Atë ditë kemi qenë në Gjilan së bashku në në ndeshje futbolli. Jemi kthy aty në stadium, pastaj ai ka qëndruar aty me disa shokë dhe unë jam kthyer në banesë. Pastaj dikund rreth orës 22:00 ka ndo9dhur Supozohet që dy veta e kanë pritur në hyrje të banesës dhe e kanë kryer vrasjen. Ne e kemi dëgjuar krismat. Unë dhe nana ime kemi qenë në banesë dhe I kemi dëgjuar krismat”, tha Popova.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …