Diaspora shqiptare në Evropë është duke bërë organizimin e protestës së radhës, me kërkesë lirimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata e Colmar-it në Francë. Këshilli Organizues i Protestës, nëpërmjet një njoftimi për medie, ka bërë me dije se protesta masive e radhës do të mbahet në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, të dielën vijuese, më 19 mars. Më 6 prill, në seancën e paralajmëruar, autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Ai është ndaluar nga autoritetet franceze, më 4 janar të këtij viti, sipas një fletë-arresti të hershëm të Qeverisë së Serbisë, ndërkohë që në dy procese disavjeçare në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, ishte shpallur i pafajshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …