Në dorëheqjen e tij drejtuar:
Asamblesë komunale Klinë,
-Kryetarit z. Zenun Elezaj,
-Këshillit Organizativ, thuhet:
Unë Dibran Fylli, duke vërejtur pakënaqësi nga disa anëtarë të Këshillit Organizativ dhe duke qenë i sigurt se janë bërë shkelje të shumta të Rregullores së Festivalit Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, e miratuar nga Asambleja komunale, duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit Komunal të Klinës, dt. 08.04.2002 dhe rregulloreve tjera të punës organizative, duke pretenduar me ose pa qëllim që t’i marrin kompetencat dhe të drejtat e Drejtorit të Festivalit, të rregulluara me Rregullore, e cila është dhe mbetet akt zyrtar, unë ofroi dorëheqje nga posti i Drejtorit të Festivalit, i cili sipas rregullores në fuqi do të duhej të ishte Organi më i lart i Festivalit, i zgjedhur më mandat 4 vjeçar, i zgjedhur në vitin 2018. (lexo Kap. II, neni 10 i rregullores).
Arsyetim:
-Zgjedhja e Drejtorit të festivalit nuk është bërë dhe po vazhdon të mos bëhet sipas Rregullores, Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, e miratuar nga Asambleja komunale.
-Po emërohen organet drejtuese të Udhëheqjes artistike, ose Drejtoria artistike nga KO, pa prezencën dhe propozimin e miratimin e drejtorit të Festivalit, gjë që bie ndesh me rregulloren, (lexo Kap. II, neni 12 e 13). (Por, me kërkesën e Kryetarit dhe miratimin e shumicës së Këshillit Organizativ unë pranova dhe ju ofrova bashkëpunim, duke i lejuar që kjo Udhëheqje artistike e përbërë nga: Halit Gashi, Daut Gashi dhe Fatmir Berisha, t’i ftojnë për pjesëmarrje grupet e rapsodëve dhe të mbesin pjesë e Udhëheqjes artistike të Edicionit të 19-të).
-Festivali nuk mund t’i ketë dy ekipe seleksionuese, gjë që është duke ndodhur! Por të njëjtit me autorizim dhe me makinë zyrtare të Komunës shkojnë në seleksionim, pa miratimin e drejtorit, duke krijuar paralelizëm, gjë që bie ndesh me Rregulloren e Festivalit, Nr. 643-2202/13, dt.23.04.2013, (lexo Kap. II, neni 13).
-Sekretari i festivalit, i cili sipas rregullores duhet të jetë funksional dhe përgjegjës kryesor për administratën, logjistiken dhe organizimin festivalit, eliminohet nga Këshilli Organizativ, me arsyen se paskan harruar dhe nuk përmendet fare. (lexo Kap. II, neni 13).
-Shpifet duke propaganduar dhe fyer personalitetin e Drejtorit të Festivalit për keqpërdorime dhe duke mos i përfill vendimet e tij të parapara me rregullore.
Nëse i thonë keqpërdorim!
asaj që unë kam kursyer mjetet e festivalit,
kam kërkuar profesionizëm dhe njerëz profesionist,
nuk kam lejuar që të behën pazare paraprake siç ka ndodhur e po ndodh,
kam dashur që mjetet e kursyera të na shërbejnë për vitin jubilar 2020,
nuk kam dashur që të shfrytëzohet makina zyrtare për seleksionim,
i kam kryer dizajnet pa pagesë duke mos e ngarkuar buxhetin e festivalit,
atëherë qenkam keqpërdorues!?
Mendoi se ka edhe arsye tjera, por besoi së këto janë të mjaftueshme që unë të largohem me kohë nga posti i Drejtorit të Festivalit, duke mos e dëmtuar as imazhin e as karakterin e tij mbarëkombëtar, sepse koha është të punohet për festival e jo të garohet për poste e karrige!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Prishtinë-Klinë, 10/05/2019