Dibran Fylli

Dibran Fylli: Në vend të një reagimi

Rikujtim:  LUFTA E UÇK-së, NDIHMA E NATO-s DHE POPULLI LIRIDASHËS

Lufta në Kosovë mori fund, me largimin plotësisht të Forcave të Armatosura të Serbisë nga krejt Kosovë, më 21.06.1999. Nga vetë forma dhe mënyra sesi u zhvillua kjo luftë, ajo pati karakteristikat e veta të veçanta. Për këtë; studiues, historianë, politikanë, ushtarakë, analistë të fushave të ndryshme dhe nga vetë luftëtarët e UÇK-së, janë dhënë opsione e mendime profesionale, nëpërmjet intervistave e shkrimeve, që ata kanë trajtuar. Përmbajtja e tyre është paraqitur me superlativa pothuajse për gjithë tërësinë e zhvillimeve të saj. Vlerat e kësaj lufte, gjatë këtyre zbërthimeve, dalin shumë kuptimplotë dhe plotësisht të arsyeshme, si për luftëtarët e UÇK-së që e zhvilluan, ashtu edhe për Forcat Ajrore të NATO-s që e mbështetën atë.

Por gjatë këtyre të dhëna dhe shkrimeve të trajtuara, individë të veçantë, duke nënvlerësuar rolin e UÇK-së, kanë arritur deri atje, sa të ngrenë duart drejt qiellit dhe të shprehen: “Faleminderit Zot që na e solle NATO-në e na çlirove”. Në sqarim të këtij predikimi, duke u mbështetur në eksperiencat e luftërave të zhvilluara dhe argumenteve përkatës teorikë e praktikë, të doktrinave ushtarake bashkëkohore të këtyre kohërave moderne, thekson se NATO-ja, nëse dëshironte të çlironte Kosovën, më lehtë dhe fare pa shpenzime do ta kishte bërë, kur Jugosllavia ishte zënë në tre fronte, me Slloveninë, Kroacinë e Bosnjën dhe hapja e frontit të katërt në Kosovë, për Jugosllavinë do të ishte vdekjeprurës.

Mirëpo NATO-ja, duke u nisur nga kriteret dhe parimet e doktrinës së përbashkët të Atlantikut Verior, nuk mund të ndërhynte ushtarakisht, pa lindur faktori i brendshëm. Kur në Kosovë doli dhe u njoh publikisht UÇK-ja, me Kryekomandantin Adem Jashari, si faktor vendimtar e me misionin për një luftë të drejtë e çlirimtare, NATO-ja, në zbatim të rezolutës 1244 të OKB-së, ndërhyri ushtarakisht në Kosovë me Forcat Ajrore, duke mbështetur direkt e fuqimisht UÇK-në në tokë, si forca kryesore dhe e vetme tokësore, për realizimin e qëllimeve të saj. NATO-ja, duke ndërhyrë në Kosovë, në përputhje të plotë me një mandat të OKB-së, realizoi një pjesë të detyrave të veta strategjike sipas afateve të ndryshme, që i di vetë ajo, ndërsa UÇK-ja, nëpërmjet strategjisë së më të fortit, në bashkëveprim të ngushtë me aleatë e miq të rinj brenda këtij koalicioni ushtarak, realizoi qëllimin final strategjik të saj, largimin njëherë e përgjithmonë të hordhive serbe nga Kosova. Secili për pjesën e vet, emërton kryesor atë që i duket më i nevojshëm e i domosdoshëm. Për UÇK-në, më jetike ishte liria e popullit të vet…

 Kurse sot e sa kohë më parë dëgjohen shumë zëra, jepen shumë mendime, behën shumë analiza nga individë të caktuar, bashkëpunëtor të shërbimeve të ndryshme, madje sot zgjohen edhe bashkëpunëtorët e regjimit jugosllav, siç është rasti i deklarimit të Jusuf Buxhoviçit, i cili shprehet se; “Lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër…”, dhe pa menduar fare ky mjeran se me këtë deklarim ai po e injoron edhe NATO-n, sepse po mos të ishte lufta e UÇK-së e drejtë (sepse nga vet fakti se luftërat zhvillohen mes dy palëve në konflikt për të fituar njëra palë dhe nga ky fakt nuk ekziston luftë e pastër), NATO nuk do të intervenonte ushtarakisht për ta ndihmuar UÇK-n e përshpejtuar çlirimin e Kosovës nga miqtë e përjetshëm të Jusuf Buxhovit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …