Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka thënë se populli i Kosovës ka organizuar zgjedhje të mira dhe për këtë duhet të vlerësuar. “Tani kemi parlamentin e ri dhe atij i takon ta formojë qeverinë. Franca do ta njoh secilin qeveri që do të zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës dhe në bazë të Kushtetutës”, ka thënë ambasadori francez për “RTK”-në. Ai ka theksuar se Franca e dëshiron një qeveri e cila do t’i shtyjë përpara reformat. “Ka një pritje nga popullata e Kosovës në sferën ekonomike, në luftën kundër korrupsionit. Duhet të kemi reforma në arsim që të rinjtë të edukohen dhe të gjejnë punë. Janë reforma të domosdoshme. Qeveria e ardhme duhet ta bëjë këtë. Reformat nuk janë të lehta, por duhet të kalojnë. Duhet të kemi një mazhorancë e cila i përgjigjet nevojave për të ecur në rrugën evropiane”, ka thënë ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …