Ambasadori francez, Didier Chabert, ka thënë sot se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, e ka kohën që të jetë anëtare me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Frankofonisë. Këtë deklaratë, Chabert e bëri në një konferencë për media me rastin e hapjes së Javës së Frankofonisë, që do të zgjasë prej 5 deri më 31 mars. Për këtë, ai tha se samiti i ardhshëm do të mbahet pas dy vjetëve, ndërsa duhet të përmbushen dy kushte. Së pari, siç tha ai, Kosova duhet të kandidojë për shtet anëtare me të drejta të plota dhe të përmbush kriteret për të marrë atë status. Chabert, tha se është nder dhe kënaqësi që të marrë pjesë në hapjen e Javës së Frankofonisë, pasi që sipas tij, Frankofonia është pasarelë e humanizmit. Ai tha se ky vit do të prezantohet më një ngjarje shumë të veçantë, siç është hapja e një ekspozite franceze në Prishtinë. Franca është shteti i katërt më i fortë në fushën e ekonomisë. Për këtë, ai shtoi se të mësuarit e gjuhës frënge u mundëson njerëzve vend të punës, mundësi për të qenë në kontakt me kompani që vijnë në Kosovë e të tjera, duke i dërguar ata drejt vendeve të reja të punës. Kurse, drejtori gjeneral në MPJ, Albert Prenkaj, tha se Kosova ka shënuar disa suksese në bashkëpunim me shtetet frënge. Ai tha se është duke u bërë një punë e mirë në sensibilizimin e të rinjve për të mësuar gjuhën frënge. preh ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …