Digjet një shtëpi në Vërmicë të Malishevës

Në orët e mëngjesit, një shtëpi në fshatin Vërmicë të komunës së Malishevës, është kapluar nga zjarri. Nga ky zjarr, një person është lënduar, ndërsa është djegur në tërësi kati i parë i shtëpisë, si dhe është tymosur kati i dytë, duke e bërë të pabanueshme shtëpinë. Intervenimi i zjarrfikësve dhe i banorëve të lagjes, ka qenë i shpejtë, duke e parandaluar përhapjen e zjarrin. Shtëpia e djegur, është e Shaqir Gashit nga Vërmica, i cili është edhe personi që ka pësuar lëndime nga zjarri, pasi ishte futur brenda një dhome në flakë, për të shpëtuar fëmijët, të cilët ishin duke fjetur. Këtë familje, gjatë paradites e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i cili ka shprehur keqardhjen e tij, për dëmin e shkaktuar nga zjarri.  Nënkryetari Mazreku, po ashtu e ka takuar edhe pronarin e shtëpisë, Shaqir Gashin, i cili është lënduar, përkatësisht ka pësuar djegie në fytyrë, të cilit i ka dëshiruar shërim të shpejt. Sipas pronarit dhe banorëve, intervenimi i njësive të zjarrfikësve dhe i Policisë së Kosovës, ka qenë i shpejt, edhe pse Vërmica është një vendbanim larg qendrës komunale. Të lënduarit, i është dhënë ndihma e parë dhe trajtimi mjekësorë në QKMF në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …