Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture zyrtare, pronë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që rasti është duke u hetuar. Përndryshe, gjatë ditës së djeshme është evidentuar dëmtimi i 5 veturave zyrtare, pronë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …