Vazhdon trendi i djegies së
veturave zyrtare në Kosovë. Rreth orës 1:15 të mesnatës së djeshme në rrugën ‘Xhevat
Ajvazi’ në Gjilan, është përfshirë nga zjarri një veturë zyrtare e Ministrisë së
Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Policisë, vetura
zyrtare ‘Nisan Trail’, pronë e Ministrisë së Kulturës, është djegur. Në vendin
e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse si dhe shërbimi i zjarrfikësve
që ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë Policia po
punon në identifikimin e autorëve. Nuk dihet nëse rasti është i ndërlidhur me ngjarjen
e djeshme në Prishtinë, kur aktivistët e Vetëvendosjes goditën me vezë veturën
e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, që u pasua me një përleshje midis
truprojave të ministrit dhe aktivistëve të Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …