leoni

Dije Ferati: Si të paditet në gjykata qëllimkeqja e ashtuquajtura “Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar”?

Dije Ferati: Ndërhyrja amerikane për lirimin e fëmijëve të ngujuar në trojet shqiptare

Sot, në vitin 2018, në shekullin 21, para syve të mediave, të intelektualëve, të policëve, të gjyqtarëve, të politikanëve , të qeverive, të botës… ende ka fëmijë të pafajshëm të kidnapuar (të ngujuar)  në trojet shqiptare nën pretekste absurde. Ata fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë edhepse shkollimi është e drejtë dhe detyrim në moshën e tyre. Nëse askush nuk e merr përsipër fajin, atëherë të gjithë ne shqiptaret jemi fajtorë për këtë tragjedi.

Per neve që kemi pasur faitin të shkojmë në shkollë në trojet shqiptare, për hir të asaj shoqërie e cila me gjak e me mund na e ka dhënë këtë mundësi, duhet të bëjmë diçka që të zgjidhet ky problem sa më shpejt. E kam përgatitur këtë shkrim sepse nuk kam mundur të mos bëj këtë gjë. Ndoshta nga instikti maternel, nuk e di saktësisht, ndërgjegjia  me vret tërë kohën.  Por, e ndjej se e kam një pistë  e cila mund të shpie në thyerjen e akullit të së keqes.

SHTËPIA SHQIPTARIT ËSHTË E PRONARIT!!!

Në lidhje me autoktonët e Amerikës së veriut apo ameridianët existon një çorditje e kurdisur nga disa pushtues dhe kolonizatorë të bardhë ku thuhet: “Amerindianët e kanë për nder te flesh me gratë e tyre”. Kjo thënie drejtuar ushtarëve pushtues paraqet një cënim të intimitetit, i cili gradualisht shpie në shkatërrimin e identitetit. Të njëjtën metodë e kanë përdorur serbo-rusët, ndër të tjerë, për shkatërrimin e identitetit të pasardhësve të perandorisë ilire.

Po e citoj këtu një koment nga aktivisti kundër gjakmarrjes, Blerim Uka. (Shikoni me fjalë kyçe në Google: Blerim Uka, kanuni):

Psikoanalisti Erik Erikson (1902- 1994 ) pohon në një nga studimet e tij në lidhje me etapat e zhvillimit të individit se pa identitet nuk ka intimitet dhe pa intimitet nuk ka identitet. Tek shqiptarët, intimitetit i tjetrit nuk respektohet dhe ndoshta për këtë arësye nuk kemi identitet të fortë. Shqiptari paraqitet si grek kur nuk është  grek, si i pasur kur është ivarfër, si i fortë kur është i  dobët, si pajtimtar kur është nxitës i konfliktit, si gjyqtar kur është analfabet…. Më brengos fakti se ende nuk kam parë në trojet shqiptare mesazhe të shkruara në derë ku thuhet: “Ju lutem mos më pengoni, nuk kam kohë të pres miq apo musafirë, jam duke e bërë një punim shkencor”.

Në një libërth 106 faqesh nën emrin e kodit “Kanuni i Lekë Dukagjinit” të cilin aktivistët kundër gjakmarrjes e quajnë “Plan makiavelik serb i përgatitur për të çoroditur mentalitetin shqiptar”, mund të lexojmë:

  • .602.”Shpija e Shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut”.

Për verifikimin e citateve të shkrimit tim, lexojeni  veprën komplete të kanunit dhe parathënien originale  në adressën:  http://kanuniilekedukagjinit.blogspot.ca.

Po e përkthyet këtë “ligj” (§.602) në gjuhën e logjikës, shtëpia nuk i përket pronarit të saj por të huajit. I huaji, qoftë mik, armik, hajn, qëllimkeq… hyn në shtëpinë e shqiptarit pa pyetur se a pengon apo jo. Në gjuhën e drejtësisë mund të flasim për uzurpim dhe vjedhje.

Në gjuhën e zakonit, mosrespektimi i shtëpisë apo gjithçka tjetër që është shqiptare, është gjë e mirë sepse zakoni është fjalë serbe e cila në shqip përkthehet ligj.

Si zgjidhje të problemit propozoj:

Të keqes, mbyllja derën. Secili duhet ta ndjejë veten mbret në shtëinë e vet. Miku zotëron në shtëpinë e tij personale dhe nuk ka asnjë të drejtë në shtëpinë e tjetrit. Në kulturën tonë, në tekste këngësh e poezi, është e nevojshme të futen shprehje të tipit: Ti njeri i zakonit, si ty nuk dua miq, zakoni është fjalë serbe, në shqip përkthehet ligj. Ti njeri i zakonit mos ma prish intimitetin sic ma ke sulmuar kulturën, identitetin dhe shtetin. Në shtëpinë e shqiptarit nuk nuk hyn ti kanunar, se je nxitës i gjakmarrjes, shtihesh si pajtimtar; je analfabet primitiv, shtihesh se je gjyqtar.

ALBANSKA BESA

Një fjalë “shqipe” në gjuhët tjera shqippohet “besa” fiks si në shqip sepse nuk mund të përkthehet ndryshe. Nuk ka ekivalent në asnjë gjuhë të botës!  Kur serbët i lavdërojnë shqiptaret (në raste shumë të rralla) i cilësojnë se janë nejrëz të besës, sepse kështu u konvenojnë atyre shqiptarët. Serbët e dinë shumë mirë se çka është “albanska besa”, do të thotë besa shqiptare.Të shohim pra se çka thotë kanuni për këtë fjalë:

  • .854. “Besa âsht nji vade lirije e sigurimi, qi shpija e të vramit i ep dorërasit e shpijarvet të tij, tuj mos i ndjekë per gjak perkohsîsht e mjé në vade të caktueme.”

Pas leximit të Kanunit, do ta kuptoni se vadja e lirisë është 24 orëshe.Çfarë zemërgjerësie! Pastaj, automatikisht fillon gjakmarrje e cila vazhdon me gjenerata. Kjo është pra albanska besa!

Ne aspektin ekonomik, “besa” në kuptimin “fjalë nderi” është po aq vrasëse dhe shkatërruese. Është burim konflikti në të gjitha rastet.  Për të kundërtën (antonimin) e besës, çmimi Nobel për ekonomi u është dhënë tashmë dy kërkuesve shkencorë për kontratën… E SHKRUAR!!!

Çka dua të them konkretisht? Po të kërkoi dikush para hua, nëse nuk do problem, referoje në bankë. Banka do të marrë masat e saj pastaj do të bëjë me të një kontratë të shkruar dhe nuk do lidh besë me kërkuesin e huasë.

Edhepse fjalë makabre dhe nxitëse e konfliktit, shumë vajza apo gra shqiptare quhen Besa, disa të tjera quhen Besiana. Një prej tyre, për shembëll,  ka qenë ambasadore e Shqipërise në Kombet e Bashkuara. Nuk ka faj ajo e mjera se babai i saj analfabet nuk e dinte kuptimin e vërtetë (atë aspektin makabër, vrasës e çorditës)  të fjalës “besë”!!!

Ah, sa do të dëshroja tani ta kisha mjeshtrinë e një shkrimtari të madh që ta shprehja sarkasmën time shumë fuqishëm! Por… çka të bëj unë e gjora vetëm me tri pika të shkreta çuditëse në fundin e paragrafit paraprak?

Meqë ra fjala te çmimi Nobel, dy shqiptarëve u është ngritur emri pasiqë janë propozuar për çmimin Nobel për letërsi. Në aspektin ekonomik (nuk e kam thënë ende se jam ekonomiste) ata dy burra janë që të dy kundër kontratës së shkruar e cila e eviton konfliktin dhe falimentimin. Jo, jo… ata në veprat e tyre janë për fjalën e gojës e cila shpie në konflikt dhe nxit konflikte. Si mund ta quash veten shqiptar pa psikologji konfliktuale!?

Njëri ka folur sërbisht dhe e ka shkruar parathënien e kanunit në të cilën parathënie u sugjeron lexuesve intelektualë që të mos i kërveshin buzët kur i lexojnë përrallat absurde të kodifikuara si ligje sharllatane.

UNË MENDOJ se intelektualët shqiptarë, jo vetëm që duhet t’i kërveshin buzët, por duhet t’i luftojnë pa mëshirë ato përralla absurde e sharllatane të cilat shpien në shkattërrimin dhe vetëshkatërrimin e mentalitetit, identitetit e shoqërisë.

Tjetri ka folur rusisht. Është i formuar, i gatuar, i kurdisur… mirë e mirë në një institut në Rusi dhe u ka ngelur BESNIK atyre të cilët e kanë krijuar, udhëzuar, urdhëruar, komanduar… në realizimin e veprave të tij.  Pra, ky tjetri, e ka kaluar tërë jetën e tij duke e nënvizuar në mënyrë shume subtile dhe sublime para shqiptarëve dhe  para botës  faktin ato përrallat absurde të kodifikuara si ligje sharllatane në Kanun i përkasin mentalititit dhe kultrë shqiptare. Ndër të tjerë, pasardhësit e atyre që kanë shpikur shprehje si ajo “Amerindianët e kanë për nder te flesh me gratë e tyre” e kanë propozuar për çmimin Nobel për letërsi.

UNË MENDOJ se ato gjepura, siç janë mosrespktimi i intimitetit dhe vrasja me paramendim, nuk janë fare njerëzore. Atëherë si mund të jenë shqiptare? Shqiptarët janë njerëz, apo jo?

GROSHI: FASULE APO MONEDHË E HUAJ?

“Pajtimtarët” apo më saktësisht kanunarët janë misionarë të planit makiavellik të qëllimkëqinjëve të programuar që të nxisin gjakmarrje duke e pasur si qëllim fitimin. Jo kurrsesi mbrojtjen e nderit, sepse nuk është nder të ngujosh fëmijët e pafajshëm.

Ja edhe një citat nga kanuni:

  • .967. Kpucët a opangat e shkuesit perbahen prej 500 groshësh.

Këtu e kuptojmë se fjala pajtimtar (shkues) nuk rimon me humanitar por me grosh. Burri i zakonit i do rafsh 500 kokrra fasule për shërbimet e tij “profesionale”!

Edhepse shumë “i kompletuar” dhe i shenjtë për analfabetët, kanuni nuk e bën fare dallimin ndërmjet kodit civil dhe atij penal.

Kodi civil thotë:  “Më ke shkelur me veturë derrin,  pa qëllim apo me qëllim, duhet të ma paguash dëmin, se sa kushton derri, sepse derri konsiderohet si pasuri, si send, siç janë mobiljet, e tjera.

Kodi penal thotë: Më ke shkelur me veturë vëllaun, pa qëllim apo me qëllim, shteti duhet ta ndjekë fajtorin, njeriu nuk është send.

Kanuni thotë: “Më ke shkelur me veturë derrin/vëllaun,  pa qëllim apo me qëllim, duhet të ma paguash dëmin, se sa kushton derri/vëllau, sepse derri/vëllau konsiderohet si pasuri, si send, siç jan mobiljet, e tjera.

Dallimi shprehet në faktin se grumbulli i korrave të fasulit për jetën e vëllaçkos mund të jetë më i madh se për jetën e derrkucit. Ndoshta për faktin se njeriu jeton më gjatë se derri, apo… kush ua gjen fillin kritereve matëse të kanunarëve?

Në lidhje me fjalën grosh,monedhën e kanunit, kam gjetur dy variante. I pari, fasule. I dyti: deformim i një qindarke (njësie) në kanunin e sulltan Sylejmanit e cila quhej “gurush”.  Një gjë është e sigurt: Groshi nuk ka qenë kurrë monedhë zyrtare në trojet shqiptare por vetëm në imagjinatën e sëmurë të keqbërësve kanunarë.

NDËRHYRJA AMERIKANE

Një ndërhyrje amerikane pranë qeverive tona për të shpëtuar fëmijët e pafajshëm të ngujuar është e paevitueshme. Dy qeveritë shipfolëse nuk e kanë ende pjekurinë e duhur për të marrë iniciativa të tilla pa i shtyrë dikush. E po pritëm të piqen qeveritarët, do të jetë tepër vonë. Tashmë është tepër vonë!

Një ndërhyrje amerikane do ta zhdukte përgithmone fenomenin çoroditës nga hapsira shqiptare. Do i dekurajonte deri në palcë ata që investojnë ende në këtë çoroditje siç janë rusët, serbet dhe dikënd tjetër… që propozon si candidat për çmimin Nobel (duke e ditur se nuk do ta marrë kurrë!) njeriun që e nënvizon krimin, apo vrasjen me paramendim, si tipar të kombit të tij.

Disa njerëz me influencë, të cilët ia duan të mirën popullit të tyre, duhet  të organizohen dhe t’i sugjerojnë ambsadorit amerikan në Shqiperi dhe atij në Kosovë, të  intervenojnë pranë qeverive të dy shteteve përkatëse shqipfolëse.

Dy qeveritë shqipfolëse, në mënyrë urgjente, duhet të ndihen të detyruara të prodhojnë një plan të qartë për lirimin e fëmijëve të pafajshëm të ngujuar për shkak të gjakmarrjes.

Masat konkrete, ndër të tjera, do të ishin këto:

 

Shuarja me ligj e të ashtuquajturave “Shoqarta të pajtimit kombëtar” të cilat e praktikojnë drejtësinë paralele kanunare.

 

(Në këtë mënyrë, qeveritë nuk do të jenë në konflikt me veten e tyre).

 

Adoptimi në seanca të jashtëzakonshme të ligjeve, si për shembëll:

 

  • .1001. Ai që kërkon para për gjakmarrje, ai që përcjell para për gjakmarrje, ai që jep para për gjakmarrje – minimumi i dënimit që merr: 5 (pëse) vite burg;

 

  • .1002. Ai që praktikon “drejtësinë” paralele pa qenë gjykatës i autorizuar, në rast gjakmarrjeje – mnimumi i dënimit që merr: 10 (dhjetë) vite burg;

 

(Heqja e liçencës për §.1002… nuk është e nevojshme të parashikohet në ligj!).

 

Qeveritë në fjalë duhet të detyrohen të sponsorizojnë reklama në media, në mënyrë masive, në të cilat gjakmarrja cilësohet si krim me paramendim dhe se ky lloj krimi nuk ka lidhje me kulturën shqiptare.

 

FUND “ZAKONIT” NË TROJET SHQIPTARE!

Në përfundim, do paraqes këtu në një mënyrë tjetër disa nga fjalët që u thanë më lart:

ti njeri i zakonit

si ty nuk dua miq

zakoni është fjalë serbe

në shqip përkthehet ligj

 

 

ti njeri i zakonit

mos ma prish intimitetin

sic ma ke sulmuar kulturën

identitetin dhe shtetin

 

 

në shtëpinë e shqiptarit

nuk  hyn ti kanunar

se je nxitës i gjakmarrjes

shtihesh si pajtimtar

je analfabet primitiv

shtihesh se je gjyqtar

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …